Ecuria javore e tregut valutor – Zhvlerësohen ndjeshëm monedhat e huaja. Paundi pëson humbjen më të rëndësishme
Kjo javë ka qenë negative për të gjitha valutat e huaja kundrejt monedhës vendase. Monedha e Eurozonës ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë tërë kësaj jave duke arritur në fund të saj në kuotën e 121.3 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan pas një rritjeje të ndjeshme ditën e enjte, ka regjistruar sërish një rënie ditën e djeshme, duke e mbyllur periudhën e 29 korrik – 2 gusht në nivelin e 109.25 lekëve.
Paundi Britanik është valuta që ka pësuar zbritjen më të madhe, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke kapur vlerën e 132.47 lekëve në fund të kësaj jave.
Ndërsa Franga Zvicerane mbetet e vetmja valutë e huaj që është forcuar ndjeshëm gjatë tërë javës duke e mbyllur këtë periudhë në vlerën e 110.78 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.