Ecuria javore/Kursi i këmbimit “i përgjumur” – Nuk luhaten Euro e Sterlina, rritet lehtë Dollari

Monedha e eurozonës vijon të mbetet në nivele mjaft të ulëta. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, valuta nuk ka regjistruar luhatje gjatë javës së kaluar, duke mbetur e fiksuar në kuotën e 123 lekëve.
Luhatje nuk ka regjistruar as valuta britanike, e cila është këmbyer në pikat e këmbimit valutor për 142 lekë.
Ndërkaq, sa i takon dollarit amerikan, referuar kursit të këmbimit të BSH-së, monedha e ka nisur javën duke u këmbyer për 109.9 lekë, ndërsa e ka mbyllur në rritje me 110.63 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.