Edhe bimët mjekësore “infektohen” nga kriza – Gjoka: Eksportet regjistrojnë rritje minimale, janë shtuar kostot!
Viti 2022 nuk ka nisur me këmbë të mbarë për industrinë e bimëve aromatiko-mjekësore pasi rritja e kostove të transportit por edhe kriza në tërësi kanë bërë që eksportet të mos ndjekin trendin e viteve të kaluara, por të kenë një rritje modeste vetëm 2 për qind.
Në një intervistë për SCAN, Kreu i Shoqatës së Bimëve Aromatiko-Mjekësore, Filip Gjoka, thekson se sektori nuk është në ditët më të mira.
Sipas tij, subvencionet e dhëna për këtë industri janë të pamjaftueshme dhe nuk kanë ndikimin e duhur në zgjerimin e sektorit.
Sektori i bimëve aromatiko mjekësore numëron 31 kompani eksportuese dhe mbi 80 mijë të punësuar, kryesisht në zonat malore të vendit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.