Edhe Kina, progres me vaksinën – The Lancet: Fillojnë testimet klinike, të dhëna mjaft inkurajuese
Shtete të ndryshme të botës janë duke regjistruar progres të dukshëm me testet për vaksinën anti-covid. Së fundmi, është Kina që lajmëron kalimin në fazën klinike të eksperimentimit të një vaksine, duke e cilësuar deri më tani si të sigurt, të pranuar nga trupi, si dhe në gjendje të gjenerojë mjaftueshëm antitrupa kundër sars-cov-2 te njerëzit, thotë një studim i publikuar këtë të premte në një prej revistave me prestigjioze në botë për mjekësinë, “The Lancet”.
Rezultatet e para janë marrë nga një kampion prej 108 individësh të cilët prej 28 ditësh janë në fazë testimi, ndërkohë që rezultatet përfundimtare priten pas 6 muajsh. Nevojiten teste të mëtejshme për të kuptuar realisht se sa të mbron kjo vaksinë nga infeksioni sars-cov-2.
Të dhënat e deritanishme duken mjaft premtuese. Faza 2 e testimit ka nisur tanimë, dhe do të bëhet sipas metodës placebo, ku 250 individë do të marrin një dozë të mesme të vaksinës, 125 një dozë të ulët dhe 125 placebo.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.