#eduashqip – AIDA nis fushatën promovuese në mbështetje të bizneseve shqiptare
#eduashqip është fushata më e re promovuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në mbështetje të bizneseve shqiptare dhe produkteve ‘Made in Albania’.
Sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare kjo nismë synon të krijojë një katalog sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës.
AIDA ofron disa mundësi kontakti për informacion të mëtejshëm dhe për të ditur më shumë se si të bëni më të njohur produktin tuaj sikurse listuar më poshtë:
- [email protected] ose
- në numrin e telefonit 04 225 1001
AIDA bën me dije se kjo fushatë promovimi e produkteve shqiptare ka si qëllim forcimin e sipërmarrjeve në vendin tonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.