Efekte të forta anësore nga vaksina – Gjermania pezullon administrimin e dozave të AstraZeneca

Vaksina AstraZeneca, sipas gazetës Die Welt, ka shkaktuar efekte anësore më të forta në Nordrhein-Westfalen. Në Braunschweig dhe Emden, punonjësit e klinikave dhe spitaleve raportuan se nuk ishin në gjendje të punonin pasi morën vaksinën AstraZeneca. Kaq ka mjaftuar për të pezulluar përkohësisht vaksinimin, ndërsa Instituti Paul Ehrlich shqyrton rastet.
Efektet anësore
Një numër i madh i punonjësve të spitalit Dukesha Elizabeth të Braunschweig të vaksinuar me doza AstraZeneca, raporton Die Welt, përjetuan efekte anësore. Spitali i ka njoftuar kështu pezullimin dhe shtyrjen e vaksinimeve. E njëjta gjë u vendos edhe në rrethin e Leer.
Reagimet ndaj vaksinës
88 punonjës të klinikës Braunschweig u vaksinuan të Enjten e kaluar dhe 37 prej tyre nuk ishin në gjendje të paraqiteshin në punë për shkak të reaksioneve të vaksinës. Punonjësit e klinikës Emden gjithashtu raportuan se ata u sëmurën pas vaksinimeve. Si rezultat, rrethi i Leer njoftoi se nuk do të administronte më vaksinën AstraZeneca duke pretenduar se “dozat e vaksinës ndoshta vijnë nga i njëjti grumbull i dërguar Emden”.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), reagimet mund të ndodhin si me vaksinat mesatare të ARN-së si Pfizer / Biontech dhe Moderna, ashtu edhe me vaksinën AstraZeneca, e cila nuk bazohet në ARN mesazhesh por në vektorë. Kreu i ekipit të krizës në Saksoninë e Ulët, Heiger Scholz, u befasua nga rritja e efekteve anësore.
Në Gjermani edhe 560 të vdekur
Më shumë se 66,000 kanë vdekur në Gjermani që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Të dhënat e lëshuara nga Instituti Robert Koch flasin për 560 vdekje të tjera dhe 7,556 raste të reja të Covid-19. Buletini i azhurnuar është i 66,164 viktimave nga 2,350,399 infeksione me rreth 129,700 raste aktive. Rreth 2,154,600 njerëz u rikuperuan pasi morën virusin koronavirus. (ilmessaggero)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.