Efektet e kontrolleve tatimore – Mblidhen mbi 2.4 mld lekë detyrime të prapambetura
Aksioni ndaj informalitetit ka dhënë efekte pozitive në të ardhurat tatimore. Iris Ago, drejtoreshë e Kontrollit ne DPT, u shpreh në një intervistë në TV SCAN, se gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht duke shlyer detyrimet e prapambetura është 2977, ndërsa vlera e arkëtuar në të ardhurat tatimore kap shumën 2.4 miliardë lekë.
“Kontrolli nga zyra i cili ka zënë më shumë se 69 për qind po themi të peshës totale të kontrolleve. Gjithashtu, në lidhje me kontrollet themi kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore më shumë se 1500 pagues. Element i rëndësishëm është edhe sensibilizimi i tatimpaguesve në lidhej me detyrimet e prapambetura. Vetëm gjatë 10 javëve të para të aksionit, kanë reaguar pozitivisht më shumë se 2900 tatimpagues, me një vlerë të arkëtueshme rreth 2 miliardë e 400 milionë lekë. Në të njëjtën kohë, e rëndësishme është dhe aksioni i strukturave të zbatimit për verifikimet që ato kanë zhvilluar në terren, të cilat janë intensive dhe çdo ditë kemi verifikime të tilla. Deri në këto momente janë realizuar më shumë se 25 300 verifikime, nga ku 20 për qind e subjekteve kanë rezultuar me penalitete, çka do të thotë që kanë bërë shkelje të ndryshme dhe janë penalizuar sipas legjislacionit në fuqi.”
Sipas Agos, nga kontrollet e bëra gjatë muajve të fundit janë future në skemën e sigurimeve shoqërore 969 punonjës të paregjistruar, ndërsa numri I bizneseve të reja të regjistruara është afo 5 mijë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.