Efektet e ndryshimeve në kodin zgjedhor, Gjoni: “Negative, nuk sjellin zgjedhje të lira dhe të barabarta”
Ndryshimet e bëra në kodin zgjedhor priten të kenë efekte negative . Deputeti i pavarur Ralf Gjoni, në një intervistë për televizionin SCAN thekson se formula e përdorur për këto ndryshime është dashakeqëse ndaj shqiptarëve për arsye se nuk sjell zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta .
“Për zgjedhjen preferenciale për të paktën 2/3 e listave deri në 100% të një liste partiake shqiptarët e kanë sot të konsensuar me Kushtetutë dhe këtë nuk e ndërron dot më Edi Rama.
Me ligj ai ka ç’bërë ndryshimet kushtetuese duke i rimb6yllur listat, pra këtu ka vend për një kontestim në Gjykatën Kushtetuese të këtij ligji, që shkon, në gjykimin tim dhe të shumë ekspertëve të tjerë që jemi konsultuar se bie ndesh me Kushtetutën.” – u shpreh z.Gjoni.
Gjoni shprehet i vendosur për ta kundërshtuar deri në fund këtë ligj
Patjetër që do bëjmë ca është e mundur, me ata deputetë të paktë që kanë mbetur në parlament për ta bllokuar këtë ligj në implementimin për zgjedhjet e 25 prillit duke përdorur çdo mekanizëm ligjor dhe kushtetues që kemi të drejtë.” – u shpreh deputeti.
Deputeti Gjoni theksoi nevojën që ka vendi ynë për një alternativë të drejtë dhe të vërtete qeverisëse.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.