Efektet negative që sjell pagjumësia në trupin tuaj
Të gjithë njerëzit kanë probleme me gjumin në një fazë të jetës së tyre dhe ka shumë faktorë, të cilët mund ta shkaktojnë këtë fenomen, por për të cilët ne nuk jemi të vetëdijshëm. Për shembull stresi, ankthi, kequshqyerja etj, mund t’ju parandalojnë ta përmbushni sasinë e rekomanduar të gjumit për të cilën ka nevojë trupi juaj.
Mbi 60 milionë njerëz në botë vuajnë nga pagjumësia çdo vit dhe zgjohen në mëngjes tepër të lodhur dhe të palumtur.
Por cilat janë efektet anësore të këtij fenomeni?
1.Mungesa gjumit shkakton aksidente
Mungesa e gjumit është rrezik i madh i sigurisë publike, sidomos në rrugë. Lodhja mund t’ju ngadalësojë reagimin në një situatë kritike njësoj sikur ju të jeni të dehur. Sipas ekspertëve përgjumja është përgjegjëse për 100.000 aksidente rrugore dhe 7,000 vdekje vetëm në SHBA.
2.E ngadalëson procesin kongutiv
Gjumi luan një rol të rëndësishëm kur bie fjala për mësimin, procesimin dhe mendimin. Lodhja mund t’i ngadalësojë dukshëm këto procese. Veç kësaj lodhja mund ta ç ‘rregullojë përqendrimin, vëmendjen, arsyen dhe procesin e zgjidhjeve se problemit, rrjedhimisht e ndalon trurin të arrijë kapacitetin e plotë dhe kështu ju mund të keni vështirësi në shkollë dhe në punë.
3.Shkakton problem serioze shëndetësore
Sipas një studimi të fundit rreth 90% e njerëzve e kanë patjetër njërin prej problemeve të mëposhtme:
-diabet
-rrahje të parregullta të zemrës
-sulm i trurit
-sëmundje të zemrës
-shtypje të lartë të gjakut
4.Probleme të shëndetit mendor
Mungesa e gjumit mund të shkaktojë simptoma të depresionit. Studimi thotë se ata që bëjnë më pak se 6 orë gjumë brenda një natë janë më të prirur të kenë ankth ose depression. Edhe nëse nuk vuajnë nga ato, janë 5-fish më të rrezikuar të preken se sa njerëzit që plotësojnë të gjithë kohën e duhur të gjumit.
p.s/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.