Efektet negative të “amnistisë”, Malaj: Ndikim te biznesi dhe administrata fiskale

Nisma e ndërmarrë nga dikasteri i financave publike për faljen e detyrimeve që biznesi i ka administratës fiskale ka ngjallur reagime si nga biznesi dhe nga ekspertët e ekonomisë.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në një prononcim për TV SCAN, theksoi faktin se kjo masë do të sjellë efekte negative si te sipërmarrja, ashtu edhe te eficenca e administratës fiskale.
Vetëm pak kohë më parë edhe përfaqësues të biznesit janë shprehur për efektet e kësaj nisme, e cila sipas tyre do të pastrojë borxhet e vjetra, por do ndikojë edhe te konkurrenca në treg.
Nisma e Ministrisë së Financave për faljen e detyrimeve, tashmë është miratuar nga qeveria dhe është futur në procedurat parlamentare për tu diskutuar.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.