Efekti i Brexit në çmime – Kostot e produkteve ushqimore të importuara do të rriten ndjeshëm
Analistët e lëndëve të para, thonë se çmimi i frutave, perimeve dhe vajit të ullirit në Britani mund të rritet me rreth 8% pas daljes nga Europa. Kompania e shërbimeve financiare, Radobank, thekson në një raport se pavarësisht se detajet e dakordësive tregtare të Britanisë janë ende të panjohura, kosto e eksporteve do të rritet me siguri. Raporti thekson se kosto e kontrollit të produkteve që vijnë nga kontinenti do të rriten pasi Britania do të forcojë biosigurinë dhe rregulloret kufitare.
“Vetëm kontrollet në kufij mund të sjellin një ngarkesë ekstra prej 5-8%. Kjo vjen pjesërisht se produktet e ushqimit dhe agrobiznesit janë subjekt i kontrolleve veterinare dhe fitosanitare”, shkruhet në raport.
Sipas Radobank, produktet ushqimore në Britanisë kënaqin vetëm 60% të konsumatorëve, e për rrjedhojë, vendi është një importues neto. Në tregun e pijeve, konsumatorët britanikë kanë filluar ta ndjejnë këtë barrë. Kompania franceze, Pernod Ricard ka konfirmuar këtë muaj se ka rritur çmimin e produkteve në Britani.
“Brexit po sjell një zhvlerësim të fortë të paundit dhe inflacioni pritet të rritet. Në këtë kontekst, çmimet e produkteve janë rritur në muajin Mars”, bën të ditur kompania franceze, Perond Ricard.
Edhe gjiganti i produkteve ushqimore në Shtetet e Bashkuara, Mondelez, ka bërë të ditur se do të ketë një rritje të çmimeve apo ulje në sasi, kur efekti i plotë i Brexit të qartësohet.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.