Efekti i rritjes së pagave, ekspertët: Do ndikojë në rritjen e konsumit

Rritja e pagave dhe e pensioneve është një politikë pozitive, që pavarësisht nga masa, do të ndikojë në rritjen e konsumit. Kështu u shprehën në një intervistë për TV SCAN, ekspertët e ekonomisë, Adrian Civici dhe Arben Malaj.
Sipas tyre, kjo rritje e bërë në fund të mandatit qeverisës u mundësua nga suficiti primar që u realizuar nga buxheti i vitit të kaluar.
Sipas ekspertëve, politika e rritjes së pagave në administratën publike dhe pensioneve mund të ndikojë pozitivisht edhe tek sektori privat.
Në fund të vitit të kaluar qeveria vendosi që të rrisë pagat e punonjësve të administratës publike, qendrore dhe vendore, në masën 10 %, si dhe pensionet në masën 3 %.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.