Egjipti rihap bibliotekën antike që mban mijëra dorëshkrime shekullore
Egjipti ka rihapur bibliotekën e lashtë e cila mban mijëra dorëshkrime fetare dhe historike shekullore në Manastirin e famshëm të Shën Katerinës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Ceremonia e inaugurimit, e cila u ndoq nga zyrtarë europianë dhe perëndimorë, erdhi pas tre vjetësh restaurimi në anën lindore të bibliotekës që ruan koleksionin e dytë më të madh të kodeve dhe dorëshkrimeve të hershme, të numëruara vetëm nga Biblioteka e Vatikanit, sipas Monk Damjanos, kryepeshkop i manastirit.
“Biblioteka tani është e hapur për publikun dhe studiuesit”, tha Tony Kazamias, një këshilltar i kryepeshkopit, duke shtuar më tej se puna restauruese vijon ende pa specifikuar një datë përfundimi.
Biblioteka e lashtë përmban rreth 3 330 dorëshkrime të teksteve kryesisht të krishtera në gjuhët greke, arabe, siriane, gjeorgjiane dhe sllave në mesin e gjuhëve të tjera. Gjithashtu, përmban mijëra libra dhe shkrime që datojnë ën shekullin e 4-ërt.
Gjatë rinovimit të bibliotekës, arkeologët gjetën me sa duket disa nga recetat mjekësore të shekullit të Ipokratit. Mjeku i lashtë grek konsiderohet gjerësisht si “babai i mjekësisë perëndimore”.
Biblioteka gjithashtu mban disa piktura të lashta të cilat aktualisht janë në shfaqje në muzeun e manastirit.
“Në dorëshkrime ka piktura të bukura. Kur të ktheheni (faqet) ka një shkëlqim të arit dhe ngjyrave. Është një vepër e artit të gjallë “, tha Justin, një murg amerikan që punonte si bibliotekar i manastirit.
Zyrtarët gjithashtu përuruan Mozaikun e Shpërfytyrimit të vendosur në aksin lindor të bazilikës së madhe të manastirit. Mozaiku mbulon 46 metra katrorë dhe përmban një gamë të pasur kromatike të xhamit, qelqit, gurit, arit dhe argjendit.
Jezu Krishti është përshkruar në qendër të tij midis profetëve Elias dhe Moisiut. Mozaiku i shekullit të gjashtë u krijua me urdhrin e perandorit bizantin Justinian, i cili gjithashtu kërkoi ndërtimin e manastirit.
Shën Katerina, ku gjendet manastiri, është një zonë e nderuar nga pasuesit e besimeve abrahamike, judaizmit, krishterimit dhe islamit. Ashtu si qyteti i vjetër i Jeruzalemit, ajo është bërë një destinacion popullor dhe tërheqës jo vetëm për pelegrinët por edhe turistët nga e gjithë bota.
Manastiri i shekullit të 6-të, një nga më të mëdhenjtë e krishterë ortodoksë, është shtëpia e një numri të vogël murgjish që respektojnë lutjet dhe ritualet e përditshme të pandryshuara për shekuj. Muret dhe ndërtesat e ruajtura mirë janë të një rëndësie të madhe për studimet e arkitekturës bizantine.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.