Eglantina Alliaj për sigurinë ushqimore -”Të gjithë ne fajësojmë AKU, por një insitucion i vetëm nuk mund të kontrollojë këtë fenomen pasi ka një numër të kufizuar inspektorësh!”
Gazetarja Eglantina Alliaj, ishte e ftuar në ‘Argument’ për të diskutuar rreth problemit të sigurisë ushqimore në vend. Sipas saj të gjithë ne fajësojmë AKU, por në fakt një insitucion i vetëm nuk mund të kontrollojë cdo hallkë të kësaj problematike, pasi ka një numër të kufizuar inspektorësh të cilët nuk e mbulojnë gjithë territorin shqiptar.
‘’Nëse do ta lëmë në dorë të një institucioni këtë fenomen, atëherë nuk do të kemi zgjidhje. Duhet ta zgjidhim këtë problem që nga fillimi i saj, duke ndjekur hallkë pas hallkë cdo problematikë.‘’
Ajo theksoi se një problem madhor është edhe vertifikimi apo garancia e produkteve që vijnë nga jashtë, të cilat shpeshherë mungojnë, duke sjellë kështu produkte jocilësore që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e shqiptarëve.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.