EKB nxjerr në shitje 28 njësi shërbimi – Datat e ankandeve për shitjen e lokaleve në pallatet me banesa sociale
Enti Kombëtar i Banesave do të zhvillojë 7 ankande për shitjen e 28 njësive shërbimi në godinat e përfunduara për banesat sociale në disa qytete të vendit. Bëhet fjalë për ambientet në katet përdhe të këtyre godinave, që janë parashikuar të përdoren kryesisht për lokale.
Bazuar në dokumentet e publikuara pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, ankandet do të zhvillohen në datat 16, 17, 21,22, 23, 24 janar deri më 24 janar pranë EKB në Tiranë. Sa i takon vlerave fillestare të ankandeve, variojnë nga 34 000 lekë deri në 467 000 euro.
Ndërsa, lidhur me mënyrën e pagesës nga blerësi, ajo bëhet:
Pagesë të menjëhershme të shumës 20% të vlerës së përfundimit të ankandit, e cila do të paguhet nga fituesi i ofertës para lidhjes së kontratës.
Shuma e mbetur e vlerës së kontratës (mbas pagesës së menjëhershme prej 20%), do të likuidohet në çdo 6 (gjashtë muaj me këste të barabarta për një afat kohor prej 2 vjetësh.
Njësi shërbimi Qyteti Data e ankandit Çmimi dysheme
6 Fier 17 Janar 44 800 lekë
3 Kavajë 21 Janar 355 333 lekë
2 Korçë 22 Janar 34 000 lekë
5 Librazhd 16 Janar 36 667 lekë
3 Lushnjë 22 Janar 40 000 lekë
3 Sarandë 23 Janar 467 000 euro
5 Berat 24 Janar 44 000 lekë
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.