Eklipsi diellor në SHBA, tregu mbushet me syze false
Eklipsi i përgjithshëm diellor më 21 gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të shihet drejtpërdrejt nga më shumë se 300 milionë njerëz. Për të parë këtë fenomen është e nevojshme të kesh syze diellore posaçërisht për eklipsin për të mbrojtur sytë. Kjo nga ana tjetër ka krijuar mundësi biznesi për shumë njerëz që duan të bëjnë para duke shitur syze të rreme.
Problemi me këto mashtrime është se ato mund të shkaktojnë probleme serioze për syrin për ata që shohin eklipsin. NASA dhe Shoqëria Amerikane Astronomike janë të vëmendshëm ndaj syzeve të rreme apo false që po popullojnë tregun e xhamave dhe po bëjnë çmos për të penguar këto mashtrime.
“Gjithçka po ecte mirë derisa publiku fillojë të blejë gjera që mund ose nuk mund të jenë të sigurta”, tha Rick Fienberg, një astronom dhe zyrtar i shtypit në Shoqërinë Astronomike Amerikane, për të gjithë ata që nuk kanë blerë ende syzet e duhura për të parë eklipsin, NASA rekomandon 5 lloje markash:
-American Paper Optics
-Baader Planetarium
-Sinfonia e Rainboë
-Thousand Oaks Optical
-TSE 17
Eklipsi do të jetë e dukshme nga shumë vende në Amerikë, por vetëm një pjesë e kufizuar e vendit do të përjetojë eklipsin total.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.