Ekonomi-Kodheli: “Marrëveshja për Sazanin, siguri për turistët”

Sektori i turizmit në shumë vende është rrezikuar nga mungesa e sigurisë për shkak të zhvillimeve gjeopolitike. Pikërisht këtë duhet të evitojë Shqipëria në çelje të sezonit turistik veror, duke ofruar siguri. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli vuri theksin pikërisht në këtë aspekt.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi nënvizoi nga ana tjetër se diversifikimi i produktit turistik është një kërkesë e vazhdueshme e turoperatorëve shqiptarë dhe ishulli i Sazanit është një ndër destinacionet e preferuara.
Deklaratat u bënë pas nënshkrimit të një marrëveshje mes dy Ministrive që mundëson lejimin e turistëve për të vizituar Ishullin e Sazanit.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.