Ekonomi me përfaqësues të Shoqatës Italiane të Turizmit: Të zgjerojmë bashkëpunimin dhe mundësitë për investime

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës Italiane të Turizmit “Consorzio Operatori Turistici Alto Jonio” (COTAJ).
Në këtë takim, Ekonomi së bashku me përfaqësues të shoqatës diskutuan për bashkëpunimin në rritjen e kapaciteteve njerëzore për turizmin. Theksi gjatë kësaj bisede u vu tek studentët e fakulteteve shqiptare të turizmit, ku u ra dakord që ata të shkëmbejnë eksperiencën dhe bëjnë praktikë në vendin fqinj.
Gjithashtu, Ekonomi me përfaqësuesit e shoqatës italiane diskutuam për potencialet turistike dhe mundësitë për investime në turizëm në vendin tonë.
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.