Ekonomi takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë në Fier: Rrisni besimin dhe transparencën me biznesin

Ministrja Ekonomi zhvilloi një takim ditën e sotme me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Fier. Në fokus të këtij takimi ishin problematikat me të cilat përballet biznesi në qarkun e Fierit.
Gjatë takimit me ministren, përfaqësues të disa bizneseve kërkuan që shteti të krijojë mundësitë që të forcohet roli i Dhomave, si burim i saktë i statistikave dhe informacioneve për biznesin.
Në fjalën e saj, në këtë takim ministrja e Zhvillimit Ekonomik pohoi se duhet të zgjerohet anëtarësia në Dhomën e Tregtisë, pasi sipas saj mundësitë janë. “Janë mbi 20 000 biznese në Fier, por rreth 80 anëtare të Dhomës. Duhet ta zgjeroni anëtarësinë, pasi janë mundësitë”.
Po kështu Ekonomi apeloi se duhet të rritet besimi dhe transparenca me biznesin “ Duhet të rrisni besimin dhe transparencën me biznesin. Biznesi kërkon që Dhomës t’i lihen një sërë shërbimesh”, u shpreh ministrja Ekonomi
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.