Ekonomia braziliane në vështirësi – Panairi i punës në Sao Paulo mbledh mbi 15,000 persona
Mijëra brazilianë i kanë bërë ballë të nxehtit në Sao Paulo, duke qëndruar në radhë në panairin e punës, ndërkohë që ekonomia më e madhe e Amerikës Latine po përpiqet të dalë nga recesioni më i keq në disa dekada . Mbi 15,000 persona morën pjesë në panair për të takuar rekrutues. Ndërkohë që norma e papunësisë në vend ka kaluar 12%, banorët po hasin vështirësi në gjetjen e punësimit formal.
Shpenzimet e dobëta konsumatore dhe të bizneseve, pasiguria në lidhje me presidentin e ri të së djathtës ekstreme dhe ekonomia e dobët botërore, kanë sjellë një ngadalësim të shpejtë të ekonomisë së Brazilit në tremujorin e katërt. Përmasa në të cilën ekonomia më e madhe e Amerikës Latine rimëkëmbet këtë vit, do të varet kryesisht nga zbatimi i reformave të pensioneve të presidentit Jair Bolsonro, që sipas tij do të kursejë mbi 300 miliardë dollarë në 10 vitet e ardhshme.
Por, mijëra pjesëmarrësit në panairin e punës në Sao Paulo, nuk do të presin aq gjatë. Produkti i Brendshëm Bruto i Brazilit në tremujorin e katërt 2018 , pritet të jetë rritur me vetëm 0.2%. Kjo do të shënonte një ngadalësim nga 0.8% rritje që tregoi në tremujorin e katërt. Kjo do të ishte gjithashtu niveli më i ulët i rritjes që prej recesionit të 2015-ës, që ishte më i keqi në historik.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.