Ekonomia “digjet”, por Jeff Bezos fiton shumën rekord të dollarëve brenda ditës

Jeff Bezos, pronari i Amazon, shtoi një rekord prej 13 miliardë dollarësh në vlerën e tij neto të hënën, njoftoi Bloomberg.
Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, Bezos tani vlen 189.3 miliardë dollarë. Ndërsa ekonomia amerikane është tkurrur për shkak të pandemisë koronavirus, themeluesi i gjigantit të blerjeve në internet ka fituar 74 miliardë dollarë këtë vit.
Rekordi i tij është më i larti që dikush ka fituar në një ditë të vetme qëkur filloi Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg në 2012.
Bezos themeloi Amazon në 1995 dhe kompania tani është rritur në një nga kompanitë më të vlefshme, më të fuqishme në planet.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.