Ekonomia e zonës euro vazhdon rritjen modeste për tremujorin, teksa Gjermania i shpëton recesionit
Ekonomia e zonës së euros vazhdoi të rritet me një ritëm modest në periudhën korrik-shtator ashtu siç pritej, treguan të dhënat nga zyra e statistikave të BE, pasi Gjermania mezi shpëtoi nga një recesion teknik dhe ekonomitë e tjera të mëdha u zgjeruan.
Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian ‘Eurostat’ tha se prodhimi i brendshëm bruto në 19 vendet që ndajnë euron u rrit me 0.2% tremujori në tremujorin e tretë për një përfitim 1.2% nga viti në vit.
Zgjerimi tremujor ishte në përputhje me një vlerësim paraprak të ‘Eurostat’ në fillim të këtij muaji dhe pritjet e tregut, megjithëse shifra e mëparshme nga viti në vit ishte 1.1%.
Gjermania, ekonomia më e madhe e zonës së euros, u rrit me 0.1% në tremujorin e tretë pas një tkurrje -0.2% në tre muajt e kaluar, duke shmangur një recesion teknik.
Franca, ekonomia e dytë më e madhe u rrit me 0.3% në tremujorin e tretë kundrejt tre muajve të kaluar dhe Italia e treta më e madhja u zgjerua me 0.1%. Spanja dhe Hollanda, ekonomia e katërt dhe e pesta më e madhe e bllokut, secila u rritën respektivisht me nga 0.4%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.