Ekonomia në “lulëzim” e Amerikës ka kosto për rritjen globale
“Ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme përsëri” kjo është thënia e famshme e Donald Trump. Por, mesa duket kjo nuk është diçka e mirë për pjesët e tjera të botës. Me rritjen e dollarit dhe normat e interesit që tashmë po shtrydhin ekonomitë në zhvillim ashtu si lufta e tregtisë e presidentit Donald Trump po kërcënon Kinën , SHBA do të jetë i vetmi grup i shtatë kombeve që do të përshpejtojë rritjen ekonomike këtë vit.
Dy rritjet e normës së interesit të vitit 2018 të sistemit të Rezervave Federale (FED) kanë ndihmuar në ngritjen e dollarit pothuajse 6 për qind në bazë të peshës së tregtisë këtë vit, duke e bërë dollarin më të kushtueshëm për huamarrësit ndërkombëtarë. Ekonomistët në JPMorgan Chase & Co thonë se megjithëse rritja e përgjithshme globale është më e lartë falë SHBA-ve, pjesa e vendeve të tjera kanë rënë në 60 për qind nga rreth 80 për qind në vitin 2017.
Momenti i Kinës ka ngecur pasi politikanët frenojnë kreditimin e rrezikshëm dhe mosmarrëveshja tregtare me SHBA po fillon të japë pasoja. Ekonomistët gjithashtu shohin një ngadalësim në Japoni.
Anketat e bëra në pjesën më të madhe të Europës kanë treguar një shqetësim kryesisht për shkak të eksporteve. Porositë e fabrikës gjermane – një matës i rezultateve të ardhshme në ekonominë më të madhe të eurozonës – shënuan rënie vjetore në pothuajse dy vite. Italia po shndërrohet në një përplasje me investitorët mbi planet e saj fiskale, me implikime për kostot e borxhit, ndërkohë që nuk ka fund pasiguria rreth Brexit në U.K.
Gjithashtu edhe tregjet në zhvillim përballen me probleme. Lira e Turqisë është zhytur në një krizë politike, Venezuela po kalon një nga zhvlerësimet më të mëdha të monedhës në histori dhe Argjentina po rrit normat për të mbrojtur monedhën e saj. Ndërsa asnjë nuk ka peshën e duhur për të tërhequr ekonominë globale në recesion, pasojat që rezultojnë në tregje mund të jenë një goditje ndaj besimit nëse dhimbja përhapet në fuqitë e tregut në zhvillim siç është Brazili.
Duke përjashtuar Japoninë, kontributi i rajonit të Azisë në rritjen globale ishte 40 për qind në vitin 2017 krahasuar me 23 për qind në vitin 2007, duke reflektuar një rritje ekonomike dhe thellimin e integrimit me botën.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.