Ekosistemi Ndërkufitar, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni përfitojnë 250 mijë euro

Për programin e “Manaxhimit të Ekosistemit Ndërkufitar” mes tre vendeve Shqipëri-Maqedoni-Kosovë, agjencia gjermane GIZ do të financojë rreth 250 mijë euro për trajnimin e burimeve njerëzore.
Sipas ministrit të Mjedisit Lefter Koka duhet që të ketë më shumë ndërgjegjësim për mbrojtjen dhe manaxhimin e mjedisit pasi financimet nuk mungojnë. Për implementimin e këtij program janë shprehur të gatshëm në bashkëpunim edhe ministrat e Mjedisit të Maqedonisë dhe Kosovës.
Projekti synon që të mbyllet brenda 30 muajve dhe më pas të tre vendet kalojnë në top listë për përfitimin e projekteve IPA për zonat ndërkufitare.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.