Eksodi i bluzave të bardha – Pas mjekëve edhe 600 infermierë ikin drejt Gjermanisë
Viti që lamë pas ka shënuar edhe pikën maksimale të eksodit të bluzave të bardha. Kështu gjatë 2017 është rritur numri i infermierëve të cilët kërkojnë të largohen nga vendi për të ushtruar profesionin e tyre në një nga vendet e BE-së dhe jo vetëm.
Pranë Urdhrit të Infermierëve janë regjistruar mbi 600 kërkesa për vërtetimin e të drejtës së ushtrimit të profesionit. Sipas Urdhrit të Infermierit, shqetësimi bëhet më i madh pasi po ikin infermierët që punojnë në spitale e që kanë eksperiencë pune.
Ndërkohë që në spitalet tona po fillojnë punë infermierët e rinj që nuk kanë eksperiencën e duhur. Madje nëse infermierët e rinj do të shkojnë drejt vendeve të BE-së do të duhet që fillimisht ti nënshtrohen një praktike të gjatë e të punojnë si ndihmës-infermierë deri sa të arrijnë kualifikimin ose eksperiencën e duhur. Vendi që kërkon më shumë infermier dhe personel mjekësor është Gjermania. Ky shtet kërkon mbi 20 mijë infermierë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.