Ekspertët, kritika kufizimit të ndriçimit në rrugë – ARRSH, energji vetëm në rrethrrotullime, Sulçe: Ndikon te shoferët, shkak për aksidente

Teksa qeveria ka vendosur të ndërpresë ndriçimin rrugor gjatë natës, me qëllim kursimin e energjisë, ekspertët e sigurisë rrugore thonë se forma e përzgjedhur ndikon negativisht te drejtuesit e automjeteve, duke shtuar rrezikun për aksidente.
Kjo për shkak të ndriçimit të pjesshëm në rrethrrotullime dhe hyrjen e qyteteve, që shkakton fenomenin, që quhet “ndotja e ndriçimit”.
Ndërkaq, Sulçe sjell në vëmendje se pjesa më e madhe rrugëve interurbane dytësore në Shqipëri nuk kanë fare ndriçimi, çka do të thotë se nuk mund të flitet për eleemte të kursimit të energjisë elektrike.
Nga ana tjetër, edhe për disa akse të rrugëve interurbane kryesore, sikurse është Tiranë-Duurës apo Kavajë-Rrogozhinë, sipas Sulçes, edhe përpara hyrjes në fuqi të masave kufizuese janë vërejtur kufizime të ndriçimit rrugor.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.