Ekspertët: Nuk jeni vetëm ju, të gjithë jemi më ‘harraq’ gjatë pandemisë. Ja si ta rregulloni!

A ju duken pak të paqarta datat, detajet dhe detyrat e përditshme këto dy vitet e fundit? Nuk jeni vetëm ju, thonë ekspertët.
Nuk është përtacia apo humbja e mprehtësisë – të qenit në një pandemi globale për dy vitet e fundit në fakt po e bën më të vështirë për trurin tonë të krijojë dhe të kujtojë ngjarjet, thotë Amir-Homayoun Javadi, një lektor i vjetër në psikologjinë konjitive dhe neuroshkencën konjitive në Universitetin e Kentit në Mbretërinë e Bashkuar.
Dhe duke u mësuar shumë me jetën në këtë kohë mund të nënkuptojë dëmtim konjitiv/njohës, ndërprerje të kujtesës dhe probleme në ruajtjen e vëmendjes, shtoi ai. Ndryshe nga sa mund ta imagjinojnë disa njerëz, kapja e një kujtimi nuk është si të fotografosh një moment. Shpesh mund të ndikohet nga konteksti i situatës.
Për ata që kanë kaluar ose jo Covid-19, shumë nga aspektet e të jetuarit gjatë pandemisë mund të pengojnë kujtesën – por ato gjithashtu mund të zgjidhen me ndryshimet që mund të bëni në shtëpi. Edhe pa mjegullën e trurit që vjen me kapjen e virusit, ngjashmëria e ditëve, mungesa e ndërveprimit shoqëror dhe ulja e ushtrimeve mund ta bëjnë shumë më të vështirë krijimin e kujtimeve.
Ndërsa jeni në mbyllje ose nuk merrni pjesë në aktivitetet tuaja para pandemisë, çdo ditë mund të duket e ngjashme. Kjo ngjashmëri heq spiranca që na ndihmojnë të organizojmë kujtimet tona. Fatkeqësisht, pandemia ka kufizuar aftësinë tonë për t’u mbledhur të sigurt me njerëzit e dashur shumë herë gjatë viteve të fundit, duke e bërë atë praktikë të ndarjes dhe përsëritjes shumë më të rrallë.
Pavarësisht nëse shkaku është virusi, monotonia apo stresi, ndërprerjet në kujtesën tuaj mund të trajtohen me disa ndryshime të thjeshta të stilit të jetesës. Si ta mbani trurin tuaj të shëndetshëm: flini, trajtoni stresin, ndërveproni në shoqëri, ushtroni, mësoni gjëra të reja dhe mbani dietë ose regjim ushqimor sa më të shëndetshëm dhe të larmishëm. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.