Eksperti fiskal, Naqellari: Mbivendosje tek kontabilistët

Instituti i Kontabilistëve të Miratuar këmbëngul në kundërshtimin e draftit të ekspertit fiskal duke e cilësuar këtë si një mbivendosje tek kontabilistët.
Kryetari i Këshillit Drejtues në këtë Institut Jualian Naqellari në një intervistë për televizionin SCAN thekson se tregu nuk ka hapësirë për këtë profesion të ri.
Lidhur me raportimin financiar Naqellari vlerëson se janë bërë hapa para por ende në treg ka probleme. Kjo pasi në shumë raste administratorët e bizneseve ushtrojnë presion mbi kontabilistët për pasqyrat financiare.
Bizneset që kanë riskun më të lartë në raportimin e pasaktë financiar janë ato të vogla dhe të mesme që nuk kanë burimet e mjaftueshme financiare për të angazhuar persona specifik për këtë aspekt.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.