Ekspertizë për rimëkëmbjen e agrobiznesit – Katër universitete nënshkruajnë marrëveshjen me KASH
Katër universitete private dhe publike në vend do të japin kontributin e tyre akademik në funksion të rimëkëmbjes së ekonomisë, pas pasojave të lëna nga infeksioni COVID-19, duke u përqednruar kryesisht në zinxhirin ushqimor. Universitetet kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar.
Për Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar është i domosdoshëm kontributi i universiteteve për të vënë në jetë paketën ekonomike financiare që synon të mbështesë subjektet prodhuese dhe hallkat kryesore të zinxhirit ushqimor.
Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe shoqatat e biznesit si Unioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë si dhe “Biznes Albania”, të cilat e cilësojnë si tejet të rëndësishme transferimin e dijeve tek biznesi.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.