Eksploruesit zbulojnë anijen amerikane të Luftës së Dytë Botërore – “Zhytja më e thellë ndonjëherë”

Një anije e marinës amerikane e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e shtrirë gati 6,500 metra nën nivelin e detit larg Filipineve është arritur në pikën më të thellë të oqeanit ku mund të gjendet ndonjë anije e mbytur, tha një ekip amerikan i eksplorimit.
Një zhytës i ekuipazhit filmoi, fotografoi dhe vëzhgoi rrënojat e USS Johnston pranë ishullit Samar gjatë dy zhytjeve tetë orëshe të përfunduara në fund të muajit të kaluar, tha kompania e teknologjisë nënujore me bazë në Teksas Caladan Oceanic.
Anija me gjatësi 115 metra u mbyt në 25 tetor 1944 gjatë Betejës së Gjirit Leyte ndërsa forcat amerikane luftuan për të çliruar Filipinet – atëherë një koloni amerikane – nga pushtimi japonez.
Vendndodhja në Detin Filipine u zbulua në 2019 nga një grup tjetër ekspeditës, por shumica e rrënojave ishin përtej mundësive të robotit të tyre që operohej në distancë.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.