Ekspozimi në rrezet e dëmshme të diellit – Si të mbroheni e të kujdeseni për lëkurën tuaj sipas dermatologëve

Koha ka filluar të ngrohet dhe kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë, afrimin e sezonit veror.
Përgjithësisht njerëzit tregohen neglizhentë sa i përket mbrojtjes nga dielli dhe përfundojnë gjithmonë duke patur probleme.
Sipas Fondacionit të Kancerit të Lëkurës në SHBA, çdo vit e më shumë njerëz diagnostikohen më kancer të lëkurës duke e shndërruar atë në një nga format më të zakonshme të kancerit por që është e parandalueshme.
Lajmi i mirë është se djegiet nga dielli mund të shmangen nëse e dini se si dhe kur duhet të aplikohet mbrojtja nga dielli.
Disa dermatologë do t’ju tregojnë se çdo ekspozim i diellit që arrin të ndryshojë ngjyrën e lëkurës suaj është I dëmshëm, pasi është një shenjë së dëmtimi I AND-së po ndodh në lëkurën tuaj.
Por mos u merakosni, kjo nuk do të thotë se duhet të kufizoni veten e të mos shijoni pushimet tuaja në plazh me diellin që ngroh lëkurën tuaj, pasi një ekspozim i vogël dhe i kryer në mënyrën e duhur në diell është pjesë e rëndësishme e një jetese të shëndetshme.
Dermatologu John Zampella, thotë për Bussiness insider se ajo që duhet, është të bëni SPF-në pjesë të ritualit tuaj të kujdesit të lëkurës çdo mëngjes.
“Kjo do t’ju japë përfitime të mira afatgjata për parandalimin e kancerit të lëkurës si dhe mbrojtjen kundër plakjes”, u shpreh ai.
Zgjidhni oraret më të përshtatshme për të marrë rreze dielli, dhe shmangni orarin e drekës ku rrezet e diellit janë kanceroze për lëkurën tuaj, kujdesuni për lëkurën tuaj duke përdorur SPF dhe jo vetëm që do të arrini të shijoni diellin ashtu siç duhet por do të keni edhe shumë përfitime shëndetësore.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.