Ekspozita “Bota e mobiljeve”, AIDA apel bizneseve, arkitektëve dhe arreduesve shqiptarë: Merrni pjesë!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton bizneset shqiptare që të marrin pjesë në eventin ndërkombëtar “Bota e mobiljeve”, i cili do të zhvillohet në Sofje, Bullgari, në datat 18 – 21 mars 2020, kushtuar industrisë së mobiljeve.
“Kjo ekspozitë do të organizohet nga Dhoma Bullgare e Përpunimit të Drurit dhe Industrisë së Mobiljeve dhe do të mbahet në ambientet e Inter Expo Center – Sofia. Edicioni i 16-të i këtij eventi, do të mbledhë kompani nga e gjithë bota që operojnë në industrinë e mobiljeve, arkitektë dhe arredues.
Kjo ekspozitë synon të sjellë së bashku stile të ndryshme të mobiljeve klasike dhe bashkëkohore. Eventi “Bota e mobiljeve” do të shoqërohet dhe me një sesion B2B, i dedikuar për të vendosur partneritete të reja, zgjeruar tregjet dhe shkëmbyer përvojat” njofton AIDA.
Për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, aplikimi është i hapur deri me datën 23 shkurt 2020 në Dhomën Bullgare të Përpunimit të Drurit dhe Industrisë së Mobiljeve në adresën: [email protected].
https://technomebel.bg/index.php/en/furnitureexpo?fbclid=IwAR1VHoZ9DrZZ6v8oWmYpER6HlWmpVEqv4yV8CMBOXAXZDPqKAbWZcG7-mjY
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.