Ekzaminimet për kancerin e gjirit – Tarifa për mamografi 1000 lekë, pa sistem referimi
“Kanceri i gjirit ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri është një nga sëmundjet më të shpeshta tek gratë. Çdo vit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza diagnostikohen mesatarisht rreth 350 rraste të reja me kancerin e gjirit. Muaji tetor është muaj në të cilin bëhet sensibilizimi i grave për luftën kundër tij”.
Referuar ndryshimeve dhe tarifave për diagonstikimet dhe analizat e ndryshme shërbimi i mamografisë është falas për të gjitha ato gra të cilat janë ose jo të siguruara por që kalojnë nga sistemi i referimit. Nëse një grua i drejtohet një qendre shëndetësore për të kryer një mamografi pa sistemin e referimit ajo do të paguaj rreth një mijë lekë. Këtë vit edhe pse jemi vetëm në fillim të muajt nuk ka fluks në qendrat që ofrojnë shërbimin e mamografisë.
Kjo për dy arsye sipas specialisteve të fushës, së pari për faktin se ky shërbim ofrohet gjatë vitit dhe tashmë gratë e kanë kthyer në “kulturë “ kryerjen e një ekzaminimi dhe së dyti pasi fushata nuk ka intensitetin e viteve të shkuara. Sipas Arjan Duro mjek pranë shërbimit të mamografisë në Qendrën Shëndetësore Nr.3 gratë më të rrezikuar janë të moshës 50 vjeç, ndërkohë që për këto gra këshillohet që mamografia të kryhet një herë në vit.
Nëse i referohemi trendit të sëmundjes mund të flasim për rritje e rasteve që kapen në kohë dhe për parandalimin e saj.
Kontrolli klinik, ekot dhe mamogrfitë janë të këshilluara nga mjekët për të gjitha gratë në mënyrë që të parandalojnë ose të kapin në kohë sëmundjen.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.