El Salvadori do krijojë “qytetin e Bitcoin” – Bukele: Ndërtimi do financohet nga obligacione në Bitcoin

El Salvadori planifikon të ndërtojë një “qytet të Bitcoin”, që do jetë i pari në botë, i financuar fillimisht nga obligacione të mbështetura në Bitcoin, sipas presidentit Nayib Bukele, që përpiqet të shfrytëzojë kriptovalutën për të nxitur investimet. Gjatë një eventi që mbylli një javë të promovimit të Bitcoin në El Salvador, Bukele tha se qyteti, i planifikuar në rajonin lindor të La Union, do të marrë energji gjeotermike nga një vullkan dhe nuk do të caktojë asnjë taksë, përveç tatimit mbi vlerën e shtuar.
“Investoni këtu dhe fitoni të gjithë paratë që doni. Ky është një qytet plotësisht ekologjik dhe që merr energji nga një vullkan”- tha Bukele Gjysma e TVSH do të përdoret për të financuar obligacionet e emetuara për të ndërtuar qytetin dhe gjysma tjetër do të paguajë për shërbime si mbledhja e plehrave, sipas Bukele, që vlerësoi se infrastruktura publike do kushtojë rreth 300,000 bitcoin, apo 17.7 miliardë dollarë.
El Salvadori u bë vendi i parë në botë gjatë Shtatorit që pranon Bitcoin me kurs ligjor. Edhe pse Bukele është i popullor, sondazhet tregojnë se banorët janë skeptik mbi dëshirën e tij për Bitcoin dhe prezantimi i kriptovalutës ka nxitur protesta kundër qeverisë. Duke e krahasuar planin e tij me qytetet e krijuara nga Aleksandri i Madh, Bukele tha se qyteti i bitcoin do të jetë rrethor, me një aeroport, zona tregtare dhe rezidenciale si dhe një shesh në qendër, që do duket si shenja e bitcoin nga sipër. El Salvadori planifikon të emetojë obligacionet e para në vitin 2022, sipas presidentit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.