Elbasan, së shpejti Wi-Fi falas për të gjithë banorët – Bashkia hap tenderin
Së shpejti banorët e të gjitha Njësive Administrative dhe qendra e qytetit të Elbasanit do të përfitojnë internet falas. Bashkia e Elbasanit ka hapur procedurat e tenderimit për projektin, për të cilin është vënë në dispozicion një fond limit prej 20 milionë lekësh.
Nga detajet e projektit, Wi-Fi do të lidhet duke përdorur transmetimet me fibër optike. Wi-Fi do të mbulojë qendrën e qytetit si dhe zonat e përzgjedhura rurale, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të përfitojnë nga qasja e drejtpërdrejtë dhe komunikimi në botën dixhitale.
Në dokumentet e tenderit, të publikuara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, ofruesi i shërbimit duhet të garantojë një rrejt totalisht privat nga pikëpamja fizike dhe logjike, duke shmangur ndërhyrjet e klientëve të tjerë.
Projekti për internet falas do të përfshijë më konkretisht:
- Bashkinë Elbasan
- Njësinë administrative Gjergjan
- Njësinë administrative Bradashesh
- Njësinë administrative Gjinar
- Njësinë administrative Gracen
- Njësinë administrative Paper
- Njësinë administrative Labinot Fushë
- Njësinë administrative Qendra Balashe
- Njësinë administrative Shirgjan
- Njësinë administrative Tregan
- Njësinë administrative Shushicë
21 janari 2019 është përcaktuar edhe si afati i fundit për dorëzimin e kërkesave, ndërsa kohëzgjatja e kontratës përcaktohet të jetë 36 muaj kalendarikë.
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.