EMA rekomandon trajtimet me antitrupa – Europa fuqizon mburojën. Mbështet ilaçet e Regeneron-Roche, Celltrion
Rregullatori i barnave në Europë ka rekomanduar 2 terapi me antitrupa kundër Covid-19, një nga partnerët amerikano-zviceran, Regeneron-Roche dhe një tjetër nga Celltrion nga Korea e Jugut, ndërkohë që rajoni po fuqizon mburojnë kundër rritjes së rasteve. Miratimi nga Komisioni Europian do shënojë të parin për ndonjë trajtim të Covid-19 në kontinent, që prej antiviralit remdesivir në vitin e kaluar.
Kokteji me antitrupa i Regeneron dhe Roche, Ronapreve, është mbështetur nga komisioni i barnave njerëzore i agjencisë në Europë, për të trajtuar të rritur dhe fëmijë mbi 12-vjeç me Covid-19, që nuk kanë nevojë për mbështetje me oksigjen dhe janë në rrezik të lartë të sëmundjes së ashpër. Ilaçi i Celltrion, Regkirona, është rekomanduar vetëm për të rriturit me të njejtat kushte. Ronapreve mund të përdoret edhe për të parandaluar Covid-19 tek njerëzit në moshë 12-vjeç e sipër, me peshë në të paktën 40 kilogramë, sipas Agjencisë Europiane.
Dy trajtimet bazohen në një klasifikim të barnave të quajtur antitrupa monoklonalë, që imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi i njeriut për të luftuar infeksione. Ndërokohë që procesi i miratimit po vazhdon, dy barnat janë të disponueshme në disa pacientë në Bashkimin Europian, pasi EMA këshillloi vendet anëtare për përdorim të hershëm në disa raste.
Kokteji me antitrupa i Regeneron, mori autorizim emergjent në SHBA vitin e kaluar, dhe në muajin Gusht, fitoi miratim të kushtëzuar në Britani. BE ka siguruar rreth 55,000 seri të trajtimeve, sipas një zëdhënësi të Komisionit Europian. Rekomandimi vjen pasi Eli Lilly tërhoqi javën e kaluar aplikimin për miratim në BE të trajtimit me antitrupa, duke përmendur mungesë të kërkesës nga vendet anëtare të BE, pasi blloku është përqendruar në furnizime të tjera.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.