Emergjenca mjedisore/Vend-depozitimet, 196 vatra jashtë kritereve. Bashkitë nuk marrin masa
Qytetarët mbetën ende të ekspozuar ndaj sëmundjeve të rrezikshme si pasojë e ndotjes nga venddepozitimet pranë qendrave të banuara, të cilat nuk plotësojnë asnjë standard, madje shumica prej tyre janë pa leje mjedisore. Rasti konkret është vendepozimi i Sheqit në qytetin e Fierit i cili është kthyer në vatër infeksioni.
Më herët, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi masat që duhet të merren në nivel qendror dhe lokal ndaj këtyre vend-depozitimeve duke filluar që nga rehabilitimi i tyre deri në mbyllje, por ende këto masa nuk po vihen në zbatim.
Kriteret që duhet të plotësoj një venddepozitim janë largësia me vendet e banuara dhe lumenjtë, leja mjedisore si dhe të jetë i rrethuar dhe i kontrolluar.
Sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, në vendin tonë rezultonin 199 vend depozitime, nga të cilat vetëm 3 plotësonin standardet.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.