Emergjencat nga reshjet – Xhaçka: Kemi porositur bashkitë për marrjen e masave

Reshjet e ditëve të fundit kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Mbrojtjes, tanimë institucioni përgjegjës për emergjencat civile.
Në një komunikim në media, Ministrja Olta Xhaçka tha se institucioni ka porositur në mënyrë të veçantë, të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, për marrjen e masave urgjente për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.
Pushtetit vendor i është kërkuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes sigurimi i bashkëpunit me OSHEE për mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.