Emergjencave civile i shtohen 470 milionë lekë! Do të përdoret për ndërtime e rindërtime banesash
Vendimi i qeverisë për shtimin e fondeve për Emergjencat Civile është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka marrë fuqi ligjore. Vendimi përcakton një shtesë buxheti prej 470 milionë lekësh që do të përdoren për rikonstruksionin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në qarqet Tiranë dhe Durrës.
“Ministria e Mbrojtjes caktohet organi përgjegjës për përdorimin e fondeve për rikonstruksionin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, në qarqet Tiranë dhe Durrës, sipas procedurave të prokurimit publik. Të gjitha fondet në programin buxhetor “Emergjencat Civile”, për vitin 2019, do të përdoren për qëllimin e parashikuar mësipër” përcaktohet në vendim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.