Emigrantët kanë filluar të largohen nga SHBA – Pezullimet japin efekt edhe në popullsinë vendase
Edhe para postimit në Tweeter të presidentit Trump duke njoftuar qëllimin e tij për të nënshkruar një urdhër ekzekutiv për “pezullimin e emigracionit”, emigrantët po largoheshin nga SHBA. Popullsia e lindur në SHBA u zvogëlua me 1.9% në mars 2020, sipas të dhënave nga Byroja e Regjistrimit të SHBA. Ishte rënia më e madhe një mujore që nga qershori 2001.
Popullsia me origjinë të huaj amerikane tani është në një nivel të ngjashëm me 2017-ën, menjëherë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon emigracionin nga shtatë vendet muslimane.
“Presidenti ka përdorur krizën për të përhapur ndjenjën anti-Kinë. Tweet-i i tij i fundit shërben për të shkëputur nga përgjigja kryesore e koronavirusit, demotivon punonjësit e kujdesit shëndetësor të linjës së përparme ose ata që hulumtojnë një kurë, shumë prej të cilëve janë emigrantë,” është shprehur Xiao Wang, themeluesi i Boundless Immigration, një kompani që ofron informacione dhe shërbime ligjore për emigrantët në SHBA.
Përhapja globale e Covid-19 bëri që SHBA-ja të kufizojë udhëtimin drejt dhe nga Kina më 2 shkurt dhe të zgjerojë kufizimet për Iranin më 29 shkurt. Më 13 Mars, u shtuan kufizime për 26 vende europiane, e ndjekur nga Kanadaja dhe Meksika javë më vonë.
Shumë shtetas të huaj që studiojnë ose punojnë në SHBA gjetën mënyra për t’u kthyer në shtëpi para se të mbylleshin kufijtë. Punonjësit sezonalë jashtë vendit të cilët po përballen me vonesa të vizave, kosto të larta udhëtimi dhe asnjë sigurim shëndetësor në SHBA nuk hynë në vend siç ishte planifikuar. (Quartz)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.