Emrat/ Cilët janë kandidatët e PS-së më të pëlqyer në qarqet e vendit. Dy kandidatë kalojnë shifrën 10 mijë vota

Në Berat, nga 113 qendra votimi të numëruara nga 277, kandidati më i votuar nga Partia Socialiste është Blendi Klosi i renditur i pesti me 6 mijë e 418 vota.
Në Dibër, nga 77 qendra votimi të numëruara nga 277 në total, kandidatja më e votuar rezulton Aurora Mara e renditur e dyta me 8 mijë e 765 vota.
Durrësi nuk ka ende të dhëna për votat e kandidatëve.
Në Elbasan, nga 208 qendra votimi të numëruara nga 511 që janë në total, kandidati më i votuar është Saimir Hasalla me 6 mijë e 824 vota.
Në Fier janë numëruar 125 qendra votimi nga 580 në total, nga të cilat më e votuar rezulton Lindita Buxheli me 1 mijë e 751 vota.
Në Gjirokastër nga 134 qendra votimi të numëruara nga 207 në total, më i votuar rezulton Bledar Çuci i renditur i treti, me 4 mijë e 947 vota.
Në Korçë janë numëruar deri tani 208 qendra votimi nga 427 në total. Kandidati më i votuar rezulton Niko Peleshi me 10 mijë e 235 vota, i renditur i gjashti.
Në Kukës më i votuar më e votuar rezulton kryesuesja e listës Gerta Duraku. Në Kukës është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe për kandidatët.
Në Lezhë janë numëruar 107 qendra votimi nga 249 në total dhe dy kandidatë janë me vota të barabarta, Lindita Nikolla dhe Gentian Malotaj me nga 3 mijë e 251 vota.
Në Shkodër janë numëruar 181 qendra votimi nga 411 në total. Më i votuari rezulton Benet Beci me 3 mijë e 701 vota.
Në qarkun Tiranë, janë numëruar 26 nga 1243 qendra votimi në total.
Kandidatja më e votuar rezulton të jetë Belinda Balluku e renditur e 10-ta me 2 mijë e 140 vota.
Në Vlorë kur janë numëruar 352 qendra votimi nga 445 në total, Edi Rama rezulton më i votuari me 10 mijë e 660 vota, i renditur në vendin e 8.
Lexo edhe:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.