Emrat e “përsosur” për foshnjën tuaj – Çfarë përshtypje krijon emri te njerëzit e tjerë?

Prindërit mund të kalojnë muaj duke kërkuar emrin e përsosur për foshnjën e tyre. Disa e drejtojnë listën e tyre nga miq të ngushtë dhe familjarë ndërsa të tjerë e mbajnë atë sekret, nga frika se zgjedhja e tyre e pazakontë po bëhet e njohur.
Ajo që njerëzit mendojnë duket se ka rëndësi prandaj dhe ne i gjykojmë njerëzit në varësi të emrit të tyre.
Para se të plotësojnë certifikatën e lindjes, prindërit duan të dinë se çfarë përshtypje të parë po krijojnë për fëmijën e tyre.
Faqet e diskutimit për foshnjat ku prindërit komentojnë vazhdimisht janë bërë shumë popullore kohët e fundit. Në vitin 2015 ato shënonin pesë milionë e gjysmë shikime dhe këtë vit ka arritur në vlerën shtatë milion.
“Më shumë se çdo gjë tjetër njerëzit duan të dinë se çfarë mendojnë turmat për një emër të caktuar kur ata nuk janë të sigurt nëse do t’ia vendosin apo jo këtë emër fëmijës së tyre.
Psikologia sociale, Elle Boag thotë se ka emra të caktuara që nxisin stereotipat.
“Të gjithë mund të mendojnë për emra që ngjallin në mendjet tona një parukier, një aristokrat apo qoftë edhe një kriminel”, shprehet lektori i lartë në Universitetin e Birminghamit.
“Këto stereotipe kalohen nga prindërit tanë ose mësohen shoqërisht.
“Nëse keni një eksperiencë negative nga dikush ju do t’i lidhni karakteristikat e atij personi me emrin dhe do t’i planifikoni ato mbi dikë me të njëjtin emër”.
Në ditët e sotme njerëzit kanë dëshirë që fëmija i tyre të quhet ndryshe nga të tjerët nëse është e mundur të jetë një emër sa më unik.
Efekti social është që nëse emri i fëmijës suaj do të jetë i zakonshëm supozimi për të do të jetë si një person i zakonshëm.
Lalage Bown është një profesore e arsimit të lartë në Universitetin e Glasgow, e cila thotë se fillimisht ajo është gjykuar vetëm nga emri i saj i pazakontë.
Një ndër pyetjet më të shpeshta në faqet ku mamatë kërkojnë emra për fëmijët e tyre ishte se ato donin të dinin nëse emrat që ato përzgjidhnin për fëmijën e tyre duken të forta, dramatike apo thjesht budallallëqe?
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.