Emrat që i bashkohen kabinetit qeveritar, Rama: Ministrat e rinj, Xhafaj, Manastirliu, Shalsi e Xhaçka
Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar sot emrat e 4 ministrave të rinj. Pas mbledhjes së kryesisë, Rama tha për mediat se ministri i ri i Brendshëm do të jetë Fatmir Xhafaj, që do të zëvëndësojë në detyrë Saimir Tahirin. Xhafaj aktualisht është kryetar I Komisionit të Ligjeve në Kuvend.
Në vend të Ilir Beqajt, ministrinë e Shëndetësisë do ta drejtojë Ogerta Manastirliu, drejtuesja e Qendrës Spitalore Universitare.
Në vend të Blendi Klosit si ministër i Mirëqënies Sociale është propozuar Olta Xhaçka, deputete e PS-së. Ndërsa në vend të Bledi Çuçit, ministrinë e Çështjeve Vendore do ta drejtojë Eduart Shalsi, aktualisht kryetar i Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.