“Endgame” thyen çdo rekord – Filmi i fundit i Marvel gjeneron $1.2 mld gjatë fundjavës
“Avengers” ka thyer të gjithë llojet e rekordeve në “box office”, ndërkohë që të gjithë ishin rreshtuar prej ditësh për të blerë bileta, duke injoruar epokën e përmbajtjeve online. “Avengers: Endgame” regjistroi 1.2 miliardë dollarë gjatë fundjavës së shfaqjes në kinema, me 350 milionë dollarë vetëm në SHBA dhe Kanada, duke thyer rekordin e vitit të kaluar me “Infinity War”. Turmat përbëheshin kryesisht nga meshkujt, në 57%, ku grupmosha kryesore ishte 25-34 vjeç.
Tërheqja për Endgame mund të zgjasë me rishikimet, ndërkohë që sondazhet tregojnë se 3 në 10 persona planifikojnë ta shohin filmin përsëri në kinema. “Ky është momenti më i rëndësishëm në historinë moderne të biznesit të kinemave”, deklaroi Shoqata Kombëtare e Zotëruesve të Kinemave. Suksesi i “Endgame” ishte i nevojshëm për Hollywood-in, ndërkohë që “box office” kishte mbetur pas, apo 17% më pak krahasuar me të njejtën periudhë në vitin 2018. Disney deklaroi se filmi gjeneroi 330.5 milionë në Kinë, që është vetëm një nga rekordet e hapjes që u shënuan në 44 vende.
Ndër rekordet që shënoi filmi “Endgame” ishin: Filmi i parë që kalon 1 miliardë dollarë gjatë hapjes, rekord brenda vendit me $156 mln për ditën e parë, box office më i lartë i të gjitha kohërave për çdo të Shtunë apo të Diel dhe shfaqjen në 4,663 ekrane në SHBA dhe Kanada. Filmi, që është i fundit nga studio Marvel e Disney, përbën serinë e 22-të, që nisi me “Iron Man” në vitin 2008. Marvel është kthyer në një makinë prodhuese e parasë për Disney, ndërkohë që “Infinity War” vitin e kaluar solli fitime prej 985 milionë dollarë, përfshirë nga televizioni, lodrat dhe shitjet e biletave në kinema.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.