Energji efikase – Ukraina merr $ 61.2 milionë nga BE
Ukraina do të marrë 54 milionë euro nga Bashkimi Europian për të rritur efikasitetin e saj të energjisë.
Fondet do të drejtohen në Fondin për Efeciencë të Energjisë (EEF) dhe do të shpërndahen në shoqatat e bashkëpronësisë për zbatimin në projektet e kursimit të energjisë, njoftoi qeveria në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.
Një pjesë e parave do të përdoret për përgatitjen e auditorëve të energjisë, të cilët do të punojnë në të gjitha rajonet e Ukrainës. Në 2017, Ukraina themeloi EEF, paratë nga të cilat janë përdorur kryesisht për përmirësimin e izolimit të ngrohjes të ndërtesave të banimit. Në qershor të vitit 2018, shteti i Europës Lindore mori 50 milionë euro nga BE për të mbështetur fondin.
Këtë vit, Ukraina ka dhënë 57.5 milionë dollarë nga buxheti i saj për të financuar EEF.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.