Energjia dhe lëndët e para – Europa po kalon nga varësia ndaj Rusisë, në atë ndaj Kinës

Të dhënat e pubikuara nga “National Renewable Energy Laboratory” i administratës amerikane, bëjnë të qartë se ka një rrezik për kalimin nga varësia ruse në atë kineze për sa i përket lëndëve djegëse por dhe energjisë së rinovueshme mbi të cilën Europa po “vë bast” për të ardhmen e saj. Europa do të varet nga Kina për procesin e nxjerrjes dhe të përpunimit të lëndëve të para që duhen për bateritë e automjeteve elektrike.
Për panelet fotovoltaike ose turbinat me erë. Rreziku për një situatë të tillë, sipas ekspertëve, është edhe më i madh nga sa duket, sepse Kina shpesh ka një pozicion dominues edhe në momentin që prejardhja e një materiali të caktuar strategjik, nuk e bën të qartë këtë. Ky është rasti, për shembull, i kobaltit, një metal i pranishëm për rreth 14 kilogramë në një bateri tipike të një automjeti elektrik: 70% e kobaltit të nxjerrë në botë vjen nga Republika Demokratike e Kongos, shpjegon FMN; por atje 15 nga 19 minierat aktive janë në pronësi ose kontrollohen në një mënyrë tjetër nga subjekte kineze. Me pak fjalë, Kina ka kuptuar gjithçka e para. Lidershipi kinez ka lexuar në mënyrë strategjike të ardhmen e Europës, dhe tani duket në prag të shndërrimit në një superfuqi energjetike të gjeneratës së ardhshme.
Në dy dekadat e ardhshme, deri në vitin 2040, ndoshta do të transferohen shuma që tejkalojnë 10 trilion dollarë në Pekin, njësoj me ato të paguara në dy dekadat e fundit. nga Perëndimi në Rusi ose në vendet e Gjirit për gazin dhe naftën.
Ky dominim ka edhe avantazhe informacioni për Pekinin, sepse vetëm ata që prodhojnë panele fotovoltaike e dinë, për shembull, sa ndotin realisht në prodhimin dhe shitjen e tyre nëpër botë. Kina dominon në industrinë fotovoltaike, por procesi i prodhimit dhe shpërndarjes është i paqartë dhe energjia elektrike të prodhuara nga ato panele mund të kenë intensitet karboni – domethënë, mund të ndotin – pak a shumë si një termocentral me gaz. Sot e dinë vetëm ata, kinezët. Por nëse konfirmohet, do të ishte skandali më i madh në industri që nga Dieselgate shtatë vjet më parë.
Ekspertët paralajmërojnë se një efekt anësor i luftës në Ukrainë do të jetë dhe përfitimi i një pozicioni kyç nga ana e Pekinit në një sektor strategjik si ai gjysëmpërçuesve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.