Energjia gjatë sezonit turistik – OSHEE, Lika: Garantojmë furnizim pa ndërprerje, gati linja për resortet
Ky sezon turistik nuk do të ketë probleme në drejtim të furnizimit me energji elektrike. Garancia vjen nga drejtori i Divizionit të Shpërndarjes pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Petraq Lika, i cili ishte i ftuar në studion e TV SCAN, për të folur mbi investimet e kryera në këtë drejtim. Lika shtoi se në shtator përfundon edhe linja e re, që i shërben resorteve turistike të cilët parashikohen të ndërtohen në bregdet.
Lika foli dhe për sistemin e ri të komandimin online të kabinave, i instaluar së fundmi në Tiranë, i cili mundëson ruajtjen e pajisjeve elektroshtëpiake nga luhatjet e tensionit.
Ky sistem redukton ndjeshëm dhe kohën e riparimit të avarive, ndërkohë që krahas Tiranës dhe Durrësit parashikohet të ngrihet edhe në disa qytete të tjerë të vendit, ku është i fokusuar numri më i lartë i abonentëve.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.