Energjia, leximi i matësit në 3 muaj – Kuvendi, ERE-s: Nxisni OSHEE-në të vendosë në punë sistemin e ri
Enti Rregullator i Energjisë duhet të nxisë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për vënien e sa më shpejt në punë të sistemit të ri të faturimit, që është leximi i matësit në 3 ose 6 muaj. Kërkesa vjen nga Kuvendi, i cili në rezolutën e miratuar për vitin 2018 thekson se kjo mënyrë lehtëson matjen.
Po ashtu, Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese kërkon që energjia e prodhuar nga panelet fotovoltaike të familjarëve, të hidhet në rrjet ndonëse nuk është përcaktuar çmimi i blerjes.
Në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit, tashmë ERE do të ketë detyrim të raportojë çdo 3 muaj në Kuvend mbi ankesat e qytetarëve dhe jo njëherë në vit sikurse bëhej deri më tani.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.