Epokë e re? Në SHBA propozohet një mënyrë e çuditshme për të mbajtur funeralet – “Livestream” në vend të grumbullimit
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA këshilloi njerëzit që ceremonitë mortore të mbaheshin me lidhje direkte nga interneti (livestream), pasi zyrtarët në të gjithë vendin po përpiqen të marrin masa distancuese sociale për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Drejtorët e funeraleve janë trajnuar nga QKS për të ditur se si t’i kryejnë ceremonitë mortore livestream.
QKS ka këshilluar që mbledhjet e më shumë 50 njerëzve duhet të anulohen ose shtyhen për tetë javët e ardhshme. Funeralet që kanë më pak se 50 njerëz ende mund të mbahen. Për ceremoni më të mëdha, livestream mund të përdoret për të lejuar më shumë njerëz të vajtojnë. Alternativa u sugjerua për të kufizuar mbledhjen e njerëzve dhe gjithashtu të lejojë anëtarët e familjes që nuk duhet të marrin pjesë, të jenë pjesë e saj.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.