Erërat e forta përfshijnë bregdetin – Drejtoria detare apel për sigurimin e mjeteve
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, 22-23 Prill do të ketë përkeqësim të motit pranë bregdetit. Sipas njoftimit bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do te jete 7 shkalla Boufort.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka kërkuar bashkëpunimin e te gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marre të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Njoftimi bëhet me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.